SPORT

Liverpooli ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Wolves

Liverpooli ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Wolves me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së shtatë të Ligës Premier.

Darwin Nunez shënoi në minutën e 66-të, por goli u anulua pasi u rishikua në VAR.

Në minutën e 73-të erdhi goli, kur Diogo Jota asistoi te Virgil van Dijk që shënoi për 1-0.

Pas vetëm katër minutash erdhi goli i tjetër, kur Konstantinos Tsimikas asistoi te Mohamed Salah që shënoi për 2-0.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Liverpool mori fitoren e 11-të në kampionat.

Liverpooli aktualisht është në vendin e gjashtë me 39 pikë, gjashtë me pak se Tottenham që mbajnë vendin e katërt, pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Banner

Related posts

Muja asiston sërish në Belgjikë

admin

Futbollisti nga Shqipëria transferohet në Bullgari tek Ludogorets për 200 mijë euro

admin

Sefaja certifikohet në “Programin Ndërkombëtar të Certifikimit të Pasurimit të Trajnerëve (ICECP)”

admin

Leave a Comment