SHQIPËRI

Live në Facebook i riu bën aksident në rrugën e Arbërit: Oj nanë bre

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Arbërit në Shqipëri, e shkak u bë shpejtësia dhe përdorimi i telefonit.

Një video e publikuar në rrjetet sociale, e realizuar live nga personi i aksidentuar, tregonte shpejtësinë e mjetit, 120 në orë, por në fund u pendua pasi jeta e tij u vu në rrezik.

Teksa kthen kamerën disa herë nga rruga dhe nga vetja, i riu u aksidentua.

‘Oj nanë bre’, dëgjohet të thotë gjatë gjithë kohës ai, teksa nuk mungojnë edhe britmat.

Më pas, dëgjohet se atij i vijnë thirrje dhe mesazhe nga persona të ndryshëm, të cilët me siguri kanë qenë duke e ndjekur live dhe kanë mësuar se ai është aksidentuar.

Nuk dihet sesi është gjendja e tij shëndetësore.

Banner

Related posts

Temperatura përvëluese| Ky shtet mbyll atraksionet turistike në fundjavë

admin

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadoret e huaja në Shqipëri: I bëjmë thirrje grave të votojnë më 14 maj

admin

Politikani ukrainas: Vuçiqi na kërcënoi për të mos e njohur Kosovën – e papranueshme

admin

Leave a Comment