AKTUALE

LD përgaditje për zgjedhje nëpër degë, nis nga Likova

Lëvizja Demokratike njofton opinionin publik se në Komunën e Likovës u zhvillua me sukses mbledhja për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor.

Ky proces është pjesë e rëndësishme e përgatitjeve për realizimin e zgjedhjeve të brendshme në kuadër të partisë.

Procesi u zhvillua në frymën e demokracisë dhe transparencës, duke siguruar një përfaqësim të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

Komisioni Komunal Likovë përbëhet nga këta anëtarë:
1.Profesor Remzi Rufati – Kryetar
2.Lulzim Demiri
3.Berat Avdiu
4.Hasan Jashari
5.Halil Ibrahimi
6.Ismail Veseli
7.Sevim Ismaili
Lëvizja Demokratike shpreh falënderime të sinqerta për të gjithë anëtarët për përkushtimin dhe kontributin e tyre në ndërtimin e një procesi të drejtë dhe të suksesshëm.

Me këtë hap, Lëvizja Demokratike vazhdon angazhimin e saj për të promovuar vlera demokratike dhe përfaqësim gjithëpërfshirës në të gjitha nivelet.

Banner

Related posts

PDSH hapi shtabin në Studeniçan

Gjyla Halili

36-vjetori i rënies së Naser Veliut, simbol i sakrificës kombëtare

Gjyla Halili

Job numbers show tremendous growth in state’s travel industry

admin