AKTUALE

Ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare para Komisionit për Çështje Evropiane

Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për Çështje Evropiane, në të cilën në rend dite, mes tjerash, është Propozim-ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore, në lexim të parë.

Deputetët do ta shqyrtojnë nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për menaxhim me pasuri të konfiskuar, dobinë e konfiskuar dhe sendet e konfiskuara në procedurë penale dhe kundërvajtëse, të Propozim-ligjit për Zyra për pasuri të kthyeshme dhe Propozim-ligjit për instrumente financiare, Propozim ligjin për prospekte dhe detyrime për transparencë për emetuesit e letrave me vlerë, Propozim-ligji për verën dhe Propozim-ligjin për emërime dhe plotësime të Ligjit për të drejtën autoriale dhe të drejta simotra, të gjitha në lexim të parë.

Banner

Related posts

Janevska: MASH bën analiza se në cilat shkolla fillore dhe të mesme mund të organizon mësim me një turn

Gjyla Halili

Tensione të rrezikshme etnike në Maqedoninë e Veriut – reagim i fortë nga Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC)

Gjyla Halili

Sot Komuna e Tetovës paturpësisht demantoi vetveten nga lavdet e ditë më parë

Gjyla Halili