AKTUALE

Ligji i Gjuhëve, Siljanovska: Gjykatësit të jenë të guximshëm dhe gjatë marrjes së vendimeve të mbështeten në Kushtetutë

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, sot bëri apel drejtuar gjykatësve kushtetues para seancës përgatitore për Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, për të cilën ende nuk ka datë konkrete se kur do të mbahet. Presidentja tha se nuk dëshiron të ushtrojë asnjë ndikim mbi Gjykatën Kushtetuese në marrjen e vendimeve, por theksoi se gjykatësit duhet të jenë të guximshëm edhe gjatë marrjes së vendimeve të mbështeten në Kushtetutë.
Nuk dua të ndikoj mbi Gjykatën Kushtetuese, por ja një rekomandim i përgjithshëm – Të mbështeten në Kushtetutë, ta mbrojnë Kushtetutën, të jenë të guximshëm, të mbështeten gjithashtu te amicus curiae (amikus kurie) i Komisionit të Venecias dhe kështu nuk do të gabojnë. Të abstrahohen nga politikanët kur të marrin vendime, tha Gordana Siljanovska-Davkova, presidente e shtetit. /Alsat.mk

Banner

Related posts

Mustafa, PDK: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fitore Pacollit dhe të nisin hetimet për skandalin e 100 mijë eurove

Gjyla Halili

“I uroj shëndet, le ta bëjë punën si duhet”, Mexhiti: Ilire Dauti mbetet kryetare e komisionit për Politikë Sociale

Gjyla Halili

Nxënësit e mektepit në fshatin Lisec kaluan provimin e hatmes së Kuranit Fisnik

Gjyla Halili