AKTUALE

Lëvizja “Evropa Tani” fiton më së shumti vota – Forumi Shqiptar fiton dy mandate ndërsa Aleanca Shqiptare një mandat

Sot në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, në të cilat garuan 15 lista zgjedhore.

Dalja në zgjedhje ishte shumë e ulët, me vetëm 56.% të pjesmarrjes, tregojnë të dhënat e Qendrës për Tranzicion Demokratik.

Partitë shqiptare në këtë zgjedhje garuan me dy lista, Forumi Shqiptar (Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Nacional Shqiptar) dhe Aleanca Shqiptare (Forca e Re Demokratike, Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Lista për Tuz).

Sipas rezultateve preliminare, në bazë të rreth 98% të votave të numëruara, Forumi Shqiptar fitoi dy mandate ndërsa Aleanca Shqiptare një mandat.

Dalja e ulët prej 56.6% e votuesve në nivelin shtetërorët, siç duket ndikoi që shqiptarët të kalojnë pritshmërinë prej 2 mandatesh në 3 mandate.

Lëvizja “Evropa Tani” fitoi më së shumti vota, duke siguruar 24 mandate. Për formimin e shumicës parlamentare duhen 41 mandati.

Rezultati preliminarë:

– Lëvizja “Evropa Tani” me 24 mandate.
– Koalicioni i DPS-së me 21 mandate.
– Koalicioni i partive serbe “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me 14 mandate.
– Koalicioni Lëvizja Qytetare URA dhe Demokratët me 12 mandate.
– Partia Boshnjake me 6 mandate.
– Forumi Shqiptar – Nik Gjeloshaj “BESA për Zhvillim Evropian” me 2 mandate.
– Aleanca Shqiptare – Genci Nimanbegu me 1 mandat.
– Iniciativa Qytetare Kroate me 1 mandat

Banner

Related posts

Kush do të dilte fitues në “duelin” presidencial mes Arben Taravarit dhe Ali Ahmetit? Ja çka flasin faktet?

Gjyla Halili

Lindon Gjelaj pret në takim Dr. Pashko R. Camaj

Gjyla Halili

Kongresi i ASH-së/ Shkarkohet Arben Taravari me 591 vota

Gjyla Halili

Leave a Comment