AKTUALE

Lëvizja Besa reagon për shumicën e re: Pazar për përfitime të disa individëve

“Se si do te jetë shumica e re qeverisëse kur për të votuar rendin e ditës për qeverinë e re, ata mbeshteten në votat e “Levicës”, e kemi të qartë se qeverisja e numrave nuk ka të bën aspak me procesin euro-integrues por ka të bën me pazarin e përfitimeve grupore të disa individëve që udhëheqin me subjektet politike që tashmë formojnë shumicën e te qeverisëse.

Edhe njëherë u dëshmua se pozicionimi politik i Lëvizjes BESA ka qenë i drejtë në gjithë këtë periudhë kohore dhe ne kemi dëshmuar se qeverisja dhe politika duhet të mbështetet mbi parime të qarta dhe jo mbi pazare të ulta politike si po shohim ketyre ditëve nga aktorët politik qe nuk kanë legjitimitet.

Qeveria ka humbur legjitimitetin dhe gjitha tentimet për të mbajtur në jetë qeverisjen LSDM-BDI janë thjesht kalkulime numrash dhe jo kalkulime strategjike për të ardhmen e vendit” thuhet në reagimin e BESËS

Banner

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Zëdhënësja e Komunës së Sarajit apel për qytetarët

Gjyla Halili

FJALIMI HISTORIK I RAMIZ CERNICËS NË KUVENDIN E KOSOVËS NË PRIZREN

admin

Leave a Comment