SPORT

Lazio ndërpret serinë e Napolit (VIDEO)

Lazio ka shënuar fitore në udhëtim te Napoli me rezultat 1:0, duke ia shkaktuar liderit në Serie A humbjen e parë pas tetë fitoreve.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 67-të të ndeshjes. Ishte Vecino i cili realizoi një gol të bukur për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij.

Me këtë triumf, Lazio së paku përkohësisht ngjitet në vendin e dytë në tabelë me 48 pikë.

Në anën tjetër, Napoli mbetet lider me 65 pikë, 17 më shumë se Lazio, e 18 më shumë se dy ekipet e qytetit të Milanit, që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Banner

Related posts

Nuk ka fitues në Atlanta, Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët në një barazim që nuk i shërben askujt

Admin2

Adili rikthehet te Shkëndija, sot pritet prezantimi

admin

Costacurta: Kuqezinjtë s’mund të bënin më tepër në Champions

admin

Leave a Comment