AKTUALE

Lamallari në Memorialin e 11 Shtatorit: Kujtesë për rëndësinë e solidaritetit dhe sigurisë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë vizitës së tij në Nju-Jork, vizitoi edhe Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit.

Teksa ndau foto në rrjetet sociale, Lamallari shkroi se vizita në këtë muze është një homazh për një nga ngjarjet më tronditëse në historinë moderne të botës.

“Në Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit në Nju-Jork, një vend që ruan kujtesën e një prej ngjarjeve më tronditëse në historinë moderne të botës.

Me respekt të thellë për jetët e humbura dhe për sakrificën e atyre që shërbyen me kurajo në momentet më të vështira.

Kjo vizitë është një kujtesë e fortë për rëndësinë e solidaritetit, sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në përballjen me sfidat globale”, u shpreh Lamallari.

Banner

Related posts

Më 16 shkurt ankandi i dytë i letrave me vlerë për vitin 2024, në shumën 20 milionë euro

Gjyla Halili

Kasami i kundërpërgjigjet Grubit për “valixhen”

Gjyla Halili

Negociatat VMRO-VLEN/ Javën e ardhshme përbërja e re Qeveritare?!

Gjyla Halili