AKTUALE

Lajmi i fundit/ Sulmohet kryetari i Haraçinës, të vrarë dhe të plagosur (Detaje)

Persona të paidentifikuar deri më tani kanë gjuajtur me kallashnikovë në drejtim të kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, ndërsa i njëjti është i lënduar rëndë dhe aktualisht gjendet në Spitalin Klinik të Shkupit.

Burime nga terreni tregojnë për gazetën KOHA se i vdekur ka mbetur A.A., djali i shoferit të kryetarit të Komunës, ndërsa të plagosur janë edhe dy-tre persona tjerë.

Të shtënat me armë në drejtim të Ibraimit kanë ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërsa është shkaktuar panik e kaos në rrugën kryesore para sheshit të Haraçinës.

Policë të shumtë ka në vendngjarje, ndërsa është bllokuar hyrje-daljet e Haraçinës. (koha.mk)

Banner

Related posts

Rikthehet Blloku 2, TEC Manastir funksionon me kapacitet të plotë

admin

Mickoski pret dhjetëra investime të mundshme turke pas forumit të biznesit në Stamboll

Gjyla Halili

Sindikata e Qendrës Klinike arrin marrëveshje për rritjen e pagave

admin