SHQIPËRI

Lajçak takon kryediplomatin italian, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shfrytëzuar Forumin e sotëm të Dubrovnikut për të folur me liderë të ndryshëm mbi këtë proces.

Ai atje u takua me kryediplomatin italian Antonio Tajani, të cilin tha se e informoi për dialogun dhe hapat e nevojshëm për shtensionimin e situatës në veri.

“Italia është një partner i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe jam mirënjohës për mbështetjen në mandatin dhe punën time. Kryediplomatin Antonio Tajani e informova për situatën në dialog dhe hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe kthimin në dialog. Mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku”.

Tajani edhe gjatë një paneli ku ishte folës tregoi për angazhimin e vendit të tij karshi Ballkanit Perëndimor, duke përmendur edhe punën e ushtarëve italianë në Kosovë e Bosnjë në shërbim të paqes.

Banner

Related posts

Operohet Edi Rama – Insajderi

admin

Del emri, kush është biznesmeni nga Shkupi që u vra në Greqi, para 3 muajsh i “eliminuan” shokun

admin

Kuvendi i Shqipërisë, një minutë heshtje për tri gratë e vrara në Tiranë dhe 47 viktimat e aksidentit hekurudhor në Larisa

admin

Leave a Comment