AKTUALE

KUVENDI STUDENTOR UNIVERSITAR NGA UNT MIRËPRITËN STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

Shkup, Mars 2023 – Në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Kuvendi Studentor Universitar kryesuar nga kryetari i KSU-së Omer Hebib, mirëpritën studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Studentët e Universitetit të Prishtinës patën mundësinë të vizitojnë mësënjtoret e UNT-së si dhe zhvilluan edhe vizitë në Galerinë “Omer Kaleshi”. Studentët patën dhe takim rasti edhe me prorektorët e Universitetit Prorektori për Financa, Investime dhe Zhvillim Doc.dr Bujamin Bela ku iu uroj mirëseardhje në ambientet e Universitetit tonë, gjithashtu për programet studimore elaboroi prorektori për shkencë Prof.dr Bekim Fetaji.

Ata patën mundësinë të bashkëbisedojnë edhe me dekanët e UNT-së, atë nga Fakulteti i Shkencave Teknike Prof.dr Neritan Turkeshi si dhe dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës Prof.dr Zekirija Idrizi.

Vizitat nga studentët e universiteteve të tjera gjithmonë kanë vlerë të madhe tek Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, ku Universiteti ynë është falënderues të gjithëve për bashkëpunimin e ndërsjellët.

Banner

Related posts

Shoqata “Malësia” në Kaliforni mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Gjuha shqipe është identitet, jo kompromis

Gjyla Halili

Osmani: Kryeministrin shqiptar e bëmë bashkë, na duhet mbështetja edhe për misionin e radhës

Gjyla Halili

VLEN: Ajri ndotur si pasojë e papërgjegjësisë së ish pushtetit

Gjyla Halili

Leave a Comment