AKTUALE

Kuvendi i RMV-së cakton seancën për formimin e qeverisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka caktuar seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re për ditën e shtunë në ora 11:00.

Mandatari dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, dje ka dorëzuar në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë dhe programin e punës së saj.

Rregullorja e Kuvendit parasheh që seanca për zgjedhjen e Qeverisë të zgjasë më së shumti dy ditë.

Mandatari shpjegon programin dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë, pas së cilës do të debatohet në Kuvend.

Votimi për zgjedhjen e Qeverisë bëhet sipas propozimit për përbërjen e Qeverisë në tërësi, me votim publik. Votimi bëhet pas përfundimit të debatit, më së voni deri në orën 24:00. Qeveria zgjidhet nëse shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Kryetari i Kuvendit e njofton Presidentin e Republikës për zgjedhjen e Qeverisë.

Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve janë me resor.

Banner

Related posts

Mexhiti: Sharri dhe Pelisteri do të kenë qendra të reja informative

Gjyla Halili

Arta Bilalli Zendeli në KE: Duke përkrahur Raportin e Kosovës, do i japim një vend në tryezën e familjes së madhe europiane

Gjyla Halili

Mexhiti: Blerim Bexheti kërcënon koordinatorin tonë në Saraj

Gjyla Halili