AKTUALE

KUSH ISHTE DHE KUSH ËSHTË KUNDËR PËRDORIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË MAQEDONINË E VERIUT

Historikisht, kundër përdorimit të gjuhës shqipe kanë qenë pushtues, regjime, politika dhe qarqe të ndryshme reaksionare antishqiptare, që kanë synuar asimilimin ose dobësimin e identitetit shqiptar dhe eventualisht edhe shfarosjen!

Kjo ka ndodhur në ato periudha të ndryshme në Ballkan, atëherë kur popullit shqiptar i mohohej shkolla, i mohohej libri dhe nuk i lejohej administrata në gjuhën amtare, në Gjuhën Shqipe!

Kundërshtarët historikë më të njohur kundër Gjuhës Shqipe kanë qenë!

Perandoria Osmane, e cila ka penguar dhe nuk ka lejuar hapjen e asnjë shkolle në Gjuhën Shqipe!
Politika asimiluese greke, rasti i masakrimit të mësuesit të parë të Shkollës së Gjuhës Shqipe, Papa Kristo Negovani!

Regjimet serbe ndalonin ose kufizonin përdorimin e Gjuhës Shqipe në Kosovë dhe në troje të tjera shqiptare, periudha më e errët është e gjakpirësit Millosheviq!

Qarqet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, para dhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë, kanë kundërshtuar zgjerimin e përdorimit zyrtar të Gjuhës Shqipe!

Në Maqedoninë e Veriut, Gjuha Shqipe ka qenë e ndaluar rreptësisht, është sulmuar dhe vazhdon të sulmohet brutalisht përdorimi i saj, pengohet kudo që është e mundur në çdo rast e në çdo imtësi!

Në periudha të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë parti, lëvizje, organizata e grupe nacionaliste dhe individë që kanë kundërshtuar e vazhdojnë të kundërshtojnë zgjerimin e përdorimit zyrtar të Gjuhës Shqipe!

Kundërshtime kanë ardhur nga klane të dy blloqeve të mëdha politike në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE dhe LSDM, por edhe nga parti të komunitetit serb dhe figura antishqiptare!

Kundër Gjuhës Zyrtare Shqipe në Maqedoni të Veriut, është një pjesë e klanit të udhëheqjes së VMRO-DPMNE, të tillë ka edhe në LSDM por më pak, por janë edhe Rusia e Serbia dhe qarqe të tjera antishqiptare në Ballkan!

Nga ana tjetër, shumë qytetarë maqedonas e kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta mbështesin përdorimin institucional të Gjuhës Shqipe si pjesë e realitetit multietnik të shtetit të Maqedonisë së Veriut!

Gjuha Shqipe zyrtare, e ka bazën te Marrëveshja e Ohrit, e cila e lindi Maqedoninë e Re në vitin 2001, këtë realitet të ri e krijoi lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe gjaku i derdhur për liri dhe e vulosi me ndërhyrjen e saj SHBA, BE dhe NATO!

Garant të Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e Veriut janë SHBA, BE dhe NATO!
Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s!
SHBA, BE dhe NATO po e vëzhgojnë situatën se si po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 18 Maj 2026!

Banner

Related posts

Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

Gjyla Halili

VMRO-DPMNE DHE MICKOSKI, GODASIN PAMËSHIRSHËM PLATFORMËN PËR UNITET SHQIPTAR JO VETËM NË MAQEDONI TË VERIUT, POR DO TË DËSHTOJNË ME TURP

Gjyla Halili

Edhe këtë fundjavë protestë në Koçan

Gjyla Halili