AKTUALE

Kurti, Vuçiq, Rama, O’Brien mblidhen në Samitin Rajonal të liderëve në Mal të Zi

Më 15 dhe 16 maj në Kotor të Malit të Zi do të mbahet Samiti Rajonial i liderëve.

Aty do të marrin pjesë edhe kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Në media është publikuar agjenda e plotë e samitit ku pjesëmarrës pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Komisioni evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Bëhet e ditur se përveç Kurtit në Samit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Ishte kryeministri malazez, Marko Spajiç ai i cili muajin e kaluar ka njoftuar për mbajtjen e këtij Samiti.

Banner

Related posts

VLEN: Bujar Osmani ka dështuar në krye të MPJ-së dhe do të largohet me turp

Gjyla Halili

Mexhiti: Siljanovskën nuk mund ta mbështesim me deklarata si ajo e djeshme nga Kumanova

Gjyla Halili

Ushtarët e Maqedonisë së Veriut kryejnë patrullime në Rahovec të Republikës së Kosovës

Gjyla Halili