KOSOVË

Kurti, takim me Osmanin e Konjufcën në “Ballkonin e Hapur të Qeverisë”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ulur pasditen e së martës për një kafe me presidenten Vjosa Osmani dhe liderë të tjerë të institucioneve kryesore në vend.

Kreu i qeverisë ka publikuar në mediat e tij sociale një foto në të cilën shfaqet pranë Osmanit, kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministren Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me presidenten, kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, shkruan Kurti në postim e tij në atë që duket si një lojë me fjalët.

Kryeministri nuk jep detaje rreth asaj që u bisedua në tryezë.  

Banner

Related posts

Nuk e dorëzoj Republikën demokratike para një regjimi fashist

admin

Kosova pajtohet të zvogëlojë praninë policore në Veri dhe të mbajë zgjedhjet pas verës

admin

“S’do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it”, thotë kryeministrja italiane

admin

Leave a Comment