AKTUALE

Kurti sot pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar në Prokurorinë Speciale të paraqitet sot në orën 09:30 në cilësinë e dëshmitarit.

Ndonëse vetë kryeministri Kurti nuk e ka komentuar këtë thirrje, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka shkruar në rrjetin social Facebook se përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, kishte shkruar Kryeziu në rrjetin social Facebook.

Banner

Related posts

Arianit Xhaferi – Bilall Kasamit: Jeni bë mashtrues më i keq se Teuta Arifi. Qentë endacakë do na hanë fëmijët

Gjyla Halili

Kuvendi i Drenasit miraton njëzëri bashkëpunimin me Zveçanin, Lladrovci ndjehet krenar me unitetin e asamblistëve

admin

ASH: Himni në shkolla, hakmarrje ndaj dështimit për të shfuqizuar gjuhën shqipe

Gjyla Halili