AKTUALE

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Ohër

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar pret rezultate pozitive nga takimi i së shtunës në Ohër mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç. Gjatë vizitës në Kosovë pas takimit që zhvilloi me presidenten Vjosa Osmani Escobar ka thënë se SHBA-ja përkrahë çdo mundësi që rajonin e çon drejt integrimit euroatlantik.

 

“Ne kemi për qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësi për Kosovën, Serbinë dhe pjesën tjetër të rajonit që të bëhen anëtare të plota të komuniteti euroatlantik”.

 

Një ditë para takimit, Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka biseduar në telefon me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Në një deklaratë të përbashkët 2 zyrtarët thonë se tani është momenti për të bërë hapa domethënës në interes të Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin integrues.

 

Albin Kurti ka mbërritur në Ohër është shprehur i gatshëm për një marrëveshje. Ndërsa presidenti serb është shprehur në Beograd se nuk shkon në Ohër për të firmosur ndonjë dokument.

 

Ndërsa nën sloganin “Jo kapitullimit” dhe thirrjeve “Kosova është Serbi”, në Beograd u mbajtën protesta kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Banner

Related posts

Mickoski kërkoi të pastrohet krimi në BDI, Rexhepi: Shumë lajm i mirë, e falënderoj që dëshiron të ndihmojë, e mira me të mirë kthehet, edhe ne do t’ia kthejmë me të mirë, por do të kemi më shumë punë

Gjyla Halili

Punëtori i “Wizz Air” vodhi “Rolex-in” 20 mijë euro nga bagazhi i biznesmenit, dënohet me burg

Gjyla Halili

Vjollca Baftiu-Zylbehari: Fitorja sot filloj me zërin e gruas!

Gjyla Halili

Leave a Comment