AKTUALE

Kurti aludon në fitore absolute: Nëse shkojmë në zgjedhje, zhduket opozita

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur thirrjeve nga opozita për dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të reja.

Sipas Kurtit, nëse shkohet në zgjedhje, atëherë zhduket opozita. Kjo duke aluduar në fitore të thellë.

“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon dorëheqjen e herë shkarkimin tim, e herë zgjedhje të reja. Zgjedhjet nuk i konveonojnë as qeverisë, e as opozitës. Qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, tha Kurti.

Ai është përgjigjur edhe ndaj paralajmërimeve për tensione.

“Kush po do me shkaku tensione. I lus të gjithë ata që paralajmërojnë dhunë në veri, ta lajmërojnë Policinë e Kosovës që ta parandalojmë. Dhuna nuk është fakteqësi natyrore, nuk është si tërmeti. Nuk është si stuhitë, ose vullkani”, tha kryeministri.

Banner

Related posts

Tribunë: “Parandalim dhe mbrojtje ndaj fëmijëve nga keqpërdorimi digjital dhe CSAM”

Gjyla Halili

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Gjyla Halili

Haradinaj-politikanëve për Gjykatën Speciale: A e keni ndërmend me u bë bashkë najherë?

Gjyla Halili

Leave a Comment