AKTUALE

Kultura dhe atdhedashuria bashkohen në Gostivar: Mbahet edicioni i dytë i festivalit “Goca e Tivarit”

Në zemër të Gostivarit, aty ku kultura gjen strehën e saj më të natyrshme, u mbajt edicioni i dytë i Festivalit “Goca e Tivarit” – një aktivitet që ndërthur artin, traditën dhe dashurinë për atdheun.

Në këtë edicion mori pjesë dhe atdhetari i shquar Luan Veliu, figurë e përkushtuar ndaj kombit dhe kulturës shqiptare, i cili me veprimtarinë e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën shoqërore e kulturore të shqiptarëve në trojet tona.

Në këtë festival u bashkuan artistë, gazetare, drejtues kulturorë dhe dashamirës të artit, të cilët me përkushtim e pasion sollën para publikut vlerat e mirëfillta të trashëgimisë sonë kombëtare.
Atmosfera në Qendrën për Kulturë Gostivar ishte e mbushur me emocione, krenari dhe frymë bashkimi — dëshmi e gjallë se kultura është ura më e fortë që lidh brezat.

Banner

Related posts

Sanksionohen 162 shoferë në Shkup

Gjyla Halili

Arsovska: Çairi është simbol i kaosit urban, është koha për veprim institucional

Gjyla Halili

Bilalli-Zendeli: BDI e para në çdo sondazh! Respektojmë vijat e kuqe për çdo parti që nuk pranon marrëveshjet që i sollën vendit paqe dhe stabilitet

Gjyla Halili