AKTUALE

KSHZ: Deri në оra 13:00 dalja në votim është 26.35 për qind

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në press konferencën e fundit informuan se deri në orën 13:00 në 1720 vendvotime kanë shfrytëzuar të drejtën e votës 229.803 votues nga numri total prej 872.090 sa e kanë këtë të drejtë.

Llogaritur me përqindje 26.35 përqind qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

Numri më i lartë i votuesve është regjistruar në vendbanimin Novaci, me 42,87 përqind, ndërsa më i ulët në Komunën e Vrapçishtit me 10,18 përqind.

KSHZ ka pranuar 140 ankesa, prej të cilave 18 janë shqyrtuar, 8 janë refuzuar dhe të tjerat po shqyrtohen.

Për informacione në kohë reale qytetarët mund t’i ndjekin rezultatet në ëebfaqen rezultati.sec.mk

Banner

Related posts

“BUÇEN KOZJAK” VAZHDON ME SUKSES RRUGËTIMIN DREJT PËRMBUSHJES SË HALLALL STANDARDIT

Gjyla Halili

BDI del në terren – nga e mërkura fillojnë takimet e hapura të degëve me qytetarët

Gjyla Halili

KSHZ miraton udhëzimin që zvogëlon numrin e këshilltarëve në komuna

Gjyla Halili