AKTUALE

Kryetari i Sarajit takon përfaqësuesen e OSBE-së znj. Nestani Kapanadze

Gjatë kësaj jave kisha nderin të realizoj takim me përfaqësuesen e OSBE-së për monitorim në Shkup, znj. Nestani Kapanadze.

Në këtë takim përfaqësuesit e OSBE-së u informuan rreth projekteve që janë përfunduar në vitin që lam pas, ato që janë në realizim e sipër dhe projektet të cilët janë planifikuar të realizohen gjatë vitit 2025, të cilët pritet dukshëm të përmirësojn cilësin e jetesës në komunën e Sarajit.

Gjithashtu, thekst të veçant në këtë takim ju dha Këshillit Preventiv Komunal, krijimin dhe forcimin e të cilit e ka përkrahur në vazhdimësi OSBE-ja, ku së bashku u dakorduam që i njëjti të jetë më aktiv në periudhën në vazhdim dhe të propozoj iniciativa konkrete të cilat do të mund të mbështeten nga OSBE-ja në vitin 2025.

Komuna e Sarajit do të vazhdoj të qëndroj e hapur për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe sektorin civil.

Banner

Related posts

KRYETARI I PRISHTINËS PERPARIM RAMA NDERON NËNËN E UÇK-SË, NËNË STANËN

Gjyla Halili

Afrim Gashi u zgjodh sot në postin e kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut.

Gjyla Halili

Kasami pritet ta dorëzojë mandatin e deputetit / Bashkë me Taravarin do të vazhdojnë të drejtojnë Tetovën dhe Gostivarin

Gjyla Halili