
Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Hafiz Gagica.
Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Destani theksoi se lajmin për vdekjen e mikut të tij të moçëm e mori me dhembje të madhe, duke e vlerësuar Gagicën si një veprimtar të paepur, i cili gjithë jetën ia kushtoi atdheut dhe kauzës kombëtare.
“Emri i Hafizit do të mbetet përgjithmonë i skalitur në kujtesën tonë si veprimtar i paepur i çështjes kombëtare që gjithë jetën ia kushtoi atdheut”, thuhet në mesazhin e Destanit.
Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit, duke lutur që Zoti ta shpërblejë me Xhenet dhe familjes t’i japë forcë për ta përballuar këtë humbje.
Hafiz Gagica do të kujtohet për kontributin e tij të çmuar në shërbim të çështjes kombëtare dhe për angazhimin e tij të pandërprerë në interes të kombit shqiptar.
Në fund të mesazhit të tij, Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani, u shpreh: “Në paqe prehtë shpirti i tij.”
Ja postimi plotë:
Me dhembje të thellë e mora lajmin mbi ndarjen nga jeta të mikut tim të moçëm, Hafiz Gagica. Në këto ditë të vështira, familjes, të afërmve dhe miqve të Tij ua përcjell ngushëllimet e mia më të ndjera. Emri i Hafizit do të mbetet përgjithmonë i skalitur në kujtesën tonë si veprimtar i paepur i çështjes kombëtare që gjithë jetën ia kushtoi atdheut.
Zoti e shpërbleftë me Xhenet dhe familjes i dhëntë forcë.
Në paqe u prehtë shpirti i Tij.