AKTUALE

KRYETARI I GJILANIT ALBAN HYSENI I SHTROI DREKË LIDERIT SHQIPTAR ALI AHEMTI NË PLANET NË GJILAN

Në sallën solemne të pritjeve në Restaurant Planet në Gjilan, Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, e priti me nderime të larta dhe i shtroi drekë Udhëheqësit të popullit shqiptar e Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti!
Bashkë me Kryetarin e Gjilanit, në pritje të liderit shqiptar ishin edhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit Hekuran Rapuca dhe zyrtari i prokurimit Astrit Sherifi!
Ali Ahmeti ishte i shoqëruar nga Zv. Ministri i Brendshëm Nazim Bushi dhe Ismet Sylejmani!
Pas përfundimit të drekës, Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, në shenjë nderimi e respekti, mikut të tij Ali Ahmeti i dhuroi disa libra, në mesin e të cilave edhe një libër me portretin e Heroit të Kombit Rexhep Malaj!

Ismet Sylejmani,
Gjilan, 2 Korrik 2023

Banner

Related posts

BDI reagon për skandalin me siszematizimin në MPB

Gjyla Halili

Ahmeti: Kosova u çlirua nga gjaku, shqiptarët duhet t’u jenë mirënjohës Amerikës dhe NATO-s

Gjyla Halili

Ali Ahmeti arrin në Forumin e Prespës

admin

Leave a Comment