AKTUALE

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË KABINETIN E TIJ DREJTORIN GJENERAL TË FONDACIONIT MAARIF

Sot, 22 tetor (e martë), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti në kabinetin e tij në takim kurtuazie drejtorin gjeneral të Fondacionit Maarif, z. Osman Demirgül.

Reisul Ulema fillimisht e falenderoi drejtorin z. Demirgül për vizitën, duke i dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij të ri në vendin tonë.

Reisul Ulema H. Hfz. Saqir ef. Fetai, e njoftoi drejtorin e Fondacionit Maarif në lidhje me angazhimin dhe përkushtimin e Bashkësisë Fetare Islame në zhvillimin e jetës fetare në përgjithësi e në sferën e edukimit dhe arsimimit fetar në veçanti.

Në fjalën e tij Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai vlerësoi lartë mbështetjen e Republikës së Türkiyes dhënë nxënësve të Medresesë Isa Beu në vazhdimin e studimeve të larta në Universitetet e ndryshme të Republikës së Türkiyes. Mes tjerash, Reisul Ulema vuri në spikamë edhe rolin konstruktiv të Maarif International Schools në vendin tonë, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe zhvillimit të projekteve edukative që do të kontribuojnë në ngritjen e standardeve të arsimit mes dy institucioneve.

Nga ana tjetër, drejtori Demirgül e falenderoi Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain për mikpritjen dhe vlerësoi lartë përkushtimin e Bashkësisë Fetare Islame për përmirësimin e edukimit, kulturës dhe arsimit fetar Islam në vend dhe më gjerë.

Në fund, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, drejtorit Demirgül i dhuroi një libër.

Banner

Related posts

BDI: Kabareja “Puls” ishte mbyllur nga DAP në muajin dhjetor, mirëpo ajo rifilloi me punë shumë shpejt! Kush pati ndikim në këtë vendim?!

Gjyla Halili

NDERIM THIRRJES NË GJILAN PËR TUBIM NË NDERIM TË VITIT 1981

admin

Myftiu priti profesorin e Universitetit të Tetovës, Dr. Sc. Muazam Halili

Gjyla Halili