AKTUALE

Kryetarët Lladrovci dhe Peci nënshkruajnë Marrëveshje, Drenasi përkrah Zveçanin në disa fusha

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi, me ç’rast, komuna e Drenasit, do t’i ofroj përkrahje administrative në disa fusha komunës së Zveçanit.

Jam i lumtur që së bashku me Drejtorët dhe Administratën e komunës tonë të ofrojmë përkrahje dhe shërbime për të avancuar qeverisjen aktuale në Zveçan, në shërbim të qytetarëve dhe interesit shtetëror për funksionimin e pushtetit lokal në tërë Republikën e Kosovës, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, me kënaqësi, me kryetarin e Zveçanit, Ilir Pecin, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet komunës së Drenasit dhe Zveçanit, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Ligjin për Bashkëpunimin Ndër komunal dhe Ligjin për Arbitrazhin.

Qëllimi i bashkëpunimit është ofrimi i shërbimeve nga ana e Komunës se Gllogocit për nevojat e Komunës së Zveçanit, ofrimi i shërbimeve për sektorët Buxhet, Financa dhe Administratë të Përgjithshme, Fushën e Prokurimit dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.

Jam i lumtur që së bashku me Drejtorët dhe Administratën e komunës tonë të ofrojmë përkrahje dhe shërbime për të avancuar qeverisjen aktuale në Zveçan, në shërbim të qytetarëve dhe interesit shtetëror për funksionimin e pushtetit lokal në tërë Republikën e Kosovës. Punë të mbarë z. Peci me bashkëpunëtorë!

Banner

Related posts

U MBAJT MBLEDHJE E RREGULLT E RIJASETIT TË BFI-së

Gjyla Halili

Mexhiti: Artan Grubi vonë ka ardhur në BDI për të nxjer konkluzione kush është Ahmetist e kush jo

admin

Lladrovci fton qytetarët që kanë material arkivor të krimeve serbe t’i dorëzojnë në Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë

Gjyla Halili

Leave a Comment