AKTUALE

Kryeqytetasit solidarizohen me popullin turk, Veliaj: Faleminderit secilit vullnetar e qytetar për kontributin e dhënë

Me qindra qytetarë të Tiranës i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbledhur ndihma për popullin turk pas tragjedisë së tërmetit.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj falenderon qytetarët dhe vullnetarët që po kontribuojnë në këto ditë tepër të vështira. “Faleminderit secilit vullnetar dhe qytetar për kontributin e dhënë në ndihmë të popullit turk në këto ditë tepër të vështira! #DhuroPërPopullinTurk – Çadra e dhurimit ndodhet pranë Bashkisë së Tiranës”, thekson Veliaj.

 

“Dhuro për popullin turk”, është pika e ngritur pranë Bashkisë Tiranë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për personat e prekur nga tërmeti në Turqi. Gjatë këtyre ditëve kanë qenë të shumte qytetarët që janë solidarizuar duke ndihmuar me sende të ndryshme Të gjitha ndihmat e qytetarëve të kryeqytetit mblidhen dhe dërgohen në mënyrë të organizuar me ambasadën turke në Shqipëri.

Banner

Related posts

Pendarovski: Mickoski dëshiron të jetë president, kryeministër dhe prokuror publik, ju nuk do t’ia lejoni

Gjyla Halili

Rubin: CIA prej vitesh ishte në kontakt me Ramush Haradinajn, e mësova në vitin 1999

Gjyla Halili

Kryeministri Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend propozimin për shkarkimin e dy ministrave dhe emërimin e dy të rinjve

Gjyla Halili

Leave a Comment