AKTUALE

Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në konferencën CPAC në Budapest

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot në Budapest do të marrë pjesë në konferencën CPAC (The Conservative Political Action Conference), e cila konsiderohet si tubimi më i madh dhe më me ndikim i partive konservative në botë. Sipas agjendës, siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, Mickoski do të mbajë fjalim në sesionin e caktiuar për 15:30.

Në konferencë, mes mysafirëve tjerë janë edhe kryeministri sllovak, Robert Fico, kryeministri gjeorgjian, Irakli Kobahidxe, Andrej Babish nga Çekia, Jerzhi Kvashnjevski dhe Mateush Moraviecki nga Polonia, Herbert Kikël nga Austria, Alis Vajdel nga Gjermania, Horhe Buksade nga Spanja, si dhe yjet e djathta amerikane, Ben Shapiro, Xhek Posobiec dhe Dejvid Rubin.

Në kuadër të vizitës në Hungari, kryeministri Mickoski do të zhvillojë takim me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Banner

Related posts

Bekteshi publikon foto me aktivist të Bdi-së në Manastir: Shqiponjat në fole…

Gjyla Halili

Mickoski pret dhjetëra investime të mundshme turke pas forumit të biznesit në Stamboll

Gjyla Halili

Ahmeti nga Dibra: Punë më të mençur, më të mirë, në shërbim të kombit se sa të anëtarësohemi në BE nuk ka!

Gjyla Halili