AKTUALESHQIPËRI

Kryeministri i parë shqiptar/ Spiropali: Shembuj si ky na bëjnë të besojmë dhe të jemi të sigurtë se bashkë bëјmë ëndrrën realitet, të jemi pjesë e BE-së

Ministrija shqiptare e shtetit për marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali në një postim në rrjetet sociale ka dërguar urime deri tek kandidati për kryeministër Talat Xhaferi, BDI dhe kreu i saj Ali Ahmeti për këtë të arritur.

Shembuj si ky na bëjnë jo vetëm të besojmë, por edhe të jemi të sigurtë se bashkarisht do ta bëjmë të mundur ëndrrën për t’u bërë bashkë, pjesë e familjes europiane. Urime me zemër, shkruan Spiropali.

Postimi i plotë:

Urime mikut tonë Talat Xhaferi, Kryeministrit të parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut!

Urime BDI-së dhe Kryetarit të saj Ali Ahmeti, të cilët jo vetëm besuan, por me largpamësi e bënë të mundur këtë arritje.

Mbi të gjjtha dhe gjithçka, urime të gjithë shqiptarëve që nuk ndaluan kurrë së besuari në idenë e paqes, duke e bërë Maqedoninë e Veriut shembullin e bashkëjetesës ndëretnike dhe vlerave të vërteta europiane, të cilat në ditët e sotme jane të cënuara seriozisht.

Shembuj si ky na bëjnë jo vetëm të besojmë, por edhe të jemi të sigurtë se bashkarisht do ta bëjmë të mundur ëndrrën për t’u bërë bashkë, pjesë e familjes europiane. Urime me zemër!

Banner

Related posts

Osmani: Shteti është në pikë kritike, është koha për të marrë përgjegjësi

admin

Reformat në BDI/ Hisen Xhemaili uron Ali Ahmetin dhe kryesinë e re të partisë

Gjyla Halili

21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down

admin