KOSOVË

Kryeministri i Greqisë shpallë tri ditë zie kombëtare

Kryeministri i Greqisë¸Kyriakos Mitsotakis, thotë se vendi do të hyjë në një periudhë zie treditore.

Të gjitha festimet publike janë anuluar dhe flamujt në ndërtesat publike do të valëviten në gjysmështizë deri të premten.

Përplasja e dy trenave mbrëmjen e vonë të së martës në Tempi po kthehet në një tragjedi kombëtare, ku numri i të vdekurve ka shkuar në 36 , ndërsa 85 të plagosur , nga të cilët 66 të shtruar në spital (gjashtë në Repartin e Kujdesit Intensiv).

Megjithatë, ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet pasi disa persona janë bllokuar në vagonët e parë të trenit të pasagjerëve , ku po zhvillohen operacionet e shpëtimit.

Treni i pasagjerëve që shkonte drejt Selanikut u përplas kokë më kokë me një tren tregtar që po shkonte në drejtim të kundërt, raporton BBC.

Dy trenat – në rrethana të panjohura – lëviznin në të njëjtën linjë, gjë që çoi në përplasjen e ashpër.

Banner

Related posts

Edhe pas liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës s’mund të udhëtojnë në këtë shtet të Europës

admin

S’i duam “Bayraktarët” e Turqisë sepse ia dhanë Kosovës

admin

Osmani prezantoi planin e OSBE-së për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës

admin

Leave a Comment