KOSOVË

Paralajmërohen përmbytje për nesër në Shqipëri

Instituti i Gjeoshkencës në Shqipëri ka bërë me dije se ditën e nesërme pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit.

Përmes një njoftimi zyrtar, IGJ shprehet se në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave dhe se në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ndër të tjera, njoftohet se temperaturat do të variojnë nga 20°C deri në 26°C në zonat bregdetare, 20°C në 28 °C në vendet e ulëta si dhe 16°C deri në 25°C në vendet malore.

Banner

Related posts

Vuçiq thotë se serbët “nuk do t’i dorëzojnë” ndërtesat në veri të Kosovës

admin

​Serbët fillojnë të mblidhen në Manastirin e Graçanicës për “Vidovdan”

admin

Përparimi në dialog, mënyra e vetme për paqe afatgjatë

admin

Leave a Comment