AKTUALE

Kryediplomati Osmani i ftuar special i kryesisë zvicerane të KS

I pari i Diplomacisë Bujar Osmani merr ftesën si i ftuar special i Kryesisë zvicerane të Këshillit të Sigurimit. Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri dhe kryesuesi i OSBE-së Osmani.

“Sot, Zvicra merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kam nderin të jem i ftuar special i kryesisë zvicerane të KS në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së për të prezantuar prioritetet e kryesimit tonë të OSBE-së, por edhe për të shënuar 30 vjetorin e bashkëpunimit OKB-OSBE!
Këtë javë do t’i drejtohem Këshillit të Sigurimit në Nju Jork!”, ka shkruar Osmani në facebook.

Banner

Related posts

“Është herët për bashkëpunime me subjektet tjera politike”, Grupi i Zjarrit vazhdon luftën brenda BDI-së

admin

Mickoski për korridoret: Gabimet eventuale në projekt do t’i paguajmë ne

admin

Moti në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Leave a Comment