AKTUALE

Kovaçevski: Zgjedhjet më 8 maj do të jenë të vështira, LSDM nuk do të heqë dorë nga e ardhmja evropiane e vendit

Zgjedhjet më 8 maj do të jenë shumë të vështira, por rezultati ende nuk është vendimtar. LSDM asnjëherë nuk do të heqë dorë nga e ardhmja evropiane e shtetit, sepse vetëm ashtu do të arrijmë të ndërtojmë standard më të mirë jetësor, porositi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot pasdite në Saraj në kuadër të mitingut të Koalicionit për të ardhme evropiane.

E pranojmë porosinë e fuqishme të cilën në ditën e djeshme të votimeve na e dërguan qytetarët. E dimë se zgjedhjet më 8 maj do të jenë shumë të vështira, por rezultati ende nuk është vendimtar. Vendimi është në duart e qytetarëve, por të gjithë duhet të mendojnë mirë se si do të ndikojë në të ardhmen tonë nëse një parti e djathtë merr fuqi shumë të madhe ose nëse kthehemi në kohët e shëmtuara të tensioneve ndëretnike”, theksoi Kovaçevski.

Potencoi se LSDM asnjëherë nuk do të heqë dorë nga e ardhmja evropiane e shtetit, sepse, siç tha, vetëm ashtu do të arrijmë të ndërtojmë arsim dhe shëndetësi më cilësore, luftë më efikase kundër krimit dhe korrupsionit dhe standard më të mirë jetësor për të gjithë qytetarët.

Banner

Related posts

Fronti Europian – Zona zgjedhore 3: Baki së bashku me Llogën dhe Murat vizituan komunën e Berovës dhe Vinicës

Gjyla Halili

BDI Tetovë: Kuadrot shqiptare meritojnë përfaqësim edhe në pozitat drejtuese

Gjyla Halili

Akuza dhe kundërakuza mes taboreve shqiptare

Gjyla Halili