AKTUALE

Kovaçevski pret debat konstruktiv në Kuvend

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër në Kuvend pret që të zhvillohet një debat konstruktiv për ministrat dhe zëvendësministrat e rinj pas hyrjes së “Aleancës së Shqiptarëve” në Qeveri.

“Pres që propozimi të miratohet nga shumica në Kuvend dhe Qeveria të vazhdojë me zbatimin e programit që e ka paraparë deri në zgjedhjet e rregullta në vitin 2024”, tha Kovaçevski për Kanal 5.

Për “Alternativën”, Kovaçevski tha se dera në Qeveri për këtë parti mbetet e hapur.

“Alternativa” ka të njëjtat synime strategjike me koalicionin qeveritar. Kjo u konfirmua edhe gjatë miratimit të vendimeve të rëndësishme për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Gjatë periudhës së kaluar kam pasur biseda të rregullta me kryetarin e Alternativës, në të cilat kemi thënë se në funksion të zgjerimit të mazhorancës qeveritare, duhet të ketë një rikompozim të caktuar kadrovik në qeveri dhe në institucione të caktuara. Gjatë këtyre bisedimeve janë bërë disa kërkesa nga Alternativa, të cilat i kanë diskutuar gjatë të enjtes dhe të premtes”, tha Kovaçevski.

Banner

Related posts

Pendarovski: Jam i zhgënjyer nga BE-ja dhe disa vende evropiane!

Gjyla Halili

Pas takimit me Ramën/ Grubi: Bashkëpunimi institucional është jetik për të ardhmen e përbashkët europiane

admin

NË NDERIM TË LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS NË 40 VJETORIN E THEMELIMIT

Gjyla Halili

Leave a Comment