SPORT

Kosova shënon sukës të madh në Paragllajd

Fanol Shala, ka njoftuar për një sukses madhor të tij në sportin e Paragllajdit.

Ai ka thënë se është renditur në vendin e 9-të në renditjen botërore.

Shala po ashtu theksoi se Kosova si shtet është e renditur në vendin e pestë.

“Pas publikimit të pikëve nga FAI  e rifreskuar me 1 Mars 2023 renditem  në vendin e 9 (nëntë) në Botë dhe si shtet Kosova vendi qe unë përfaqësoj me shumë krenari renditet ne vendin e 5 në botë”, tha Shala.

Federata Botërore e Aeronautikës i ka publikuar rezultatet më 1 mars.

Ndryshe, Fanol Shala, ka qenë pjesë e ekipit të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit nga Kosova, që kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit pas tërmetit në Turqi.

Banner

Related posts

Atletikë/ Një suedez bëhet ‘Mbreti’ i kërcimit me shkop, vendos rekord të ri botëror

admin

Juventus rikthehet te fitorja – SHQIP.com

admin

Stadiumi i ri i “Iliria”/ Skuadra e Fushë-Krujës bëhet gati për sezonin e ri

admin

Leave a Comment