SPORT

Kosova fiton miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut

Banner

Kombëtarja e Kosovës U17 ka shënuar fitore në miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut U17, me rezultat 2:1.

Edhe kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Të parët në epërsi kaluan futbollistët mysafirë, me golin e shënuar nga Hisar Ali, në minutën e 21-të (1:0).

Me këtë rezultat u përmbyll pjesa e parë. Ndërkohë, në pjesën e dytë dardanët e rinj u angazhuan më shumë në kërkim të golit dhe në minutën e 75-të arritën të barazojnë shifrat përmes Leart Salihut.

Ky gol iu dha energji shtesë djelmoshave tanë, të cilët në minutën e 90-të pas këmbënguljes së madhe arritën që të gjejnë edhe golin e fitores, kur Ermal Krasniqi shënoi për ta vendosur rezultatin përfundimtar, 2:1.

Related posts

Edon Sadriu shpallet “Ylli i Javës” së 24-të në Superligën e Kosovës

admin

Zyrtare: Futbollisti i tretë më me së shumti paraqitje te Belgjika, përshëndetet me Përfaqësuesen

admin

Sot nis java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll

admin

Leave a Comment