AKTUALE

Koordinimi i parë i Afrim Gashit në Kuvend, FE nuk mbështet ligjin për riorganizimin e ministrive

Koordinimi i parë i kryeparlamentarit Afrim Gashi me grupet e deputetëve kaloi me bisedime për aktivitetet e ardhshme, seancën e parë plenare në Kuvend por  edhe për riorganizimin e ministrive në qeveri. Kjo do të jetë pika e parë mbi të cilën do të debatojnë deputetët e rinj.

Me ligjin e ri planifikohet që të formohen dy ministri të reja, për energjetikë dhe për sport. Një pjesë e ministrive aktuale duhet të riorganizohen, si për shembull sektori për punë pranë Ministrisë së punës dhe politikës sociale do të bëhet pjesë e Ministrisë së ekonomisë ndërsa prej atje, sektori për turizëm shkon në ministrinë e kulturës. Ministria për punë dhe politikë sociale bëhet Ministri për politikë sociale, demografi dhe rini, ndërsa Ministria për shoqëri informatike planifikohet të bëhet pjesë e Ministrisë për administratë dhe digjitalizim.

Për ndryshimet e këtij ligji nevojitet shumica prej 2/3 ndërsa shumica parlamentare është e bindur se e ka përkrahjen e duhur.

“Pres të mos ketë obstruksione për shkak se kjo u prezantua para qytetarëve dhe i treguam qëllimet tona dhe andaj e morëm edhe gjithë mbështetjen nga qytetarët. Megjithatë ky është parlament, do të shohim si do të sillen pas koordinimit të sotëm, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së.

Banner

Related posts

Ahmeti – Xhaçka: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është garancia më e mirë e stabilitetit në Europë

admin

Petrovska: Ditët e hapura janë mënyrë për t’u treguar qytetarëve se si investojmë në sigurinë e tyre

Gjyla Halili

Abazoviq akuzon rëndë qeverinë e Malit të Zi: Duan t’i zhdukin shqiptarët bashkë me Ulqinin!

Gjyla Halili