AKTUALE

Komuna e Çairit promovon filmin dokumentar “Gratë lirisë”

“Gratë e lirisë” titullohet filmi dokumentar që u promovua sot në Komunën e Çairit. E ky film është një dëshmi dhe kronologji e luftës, rezistencës dhe sakrificës së madhe të grave të Kosovës si pjesë kruciale e lëvizjes së shqiptarëve për liri e pavarësi.
Filmi fiton në peshë me rrëfimet e protagonisteve të shumta të lëvizjes politike të grave, veçmas për aktivitetet dhe organizimin e protestave në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë.
Në film janë përfshirë fragmente nga momentet më kritike të aktivitetit të grave që kulmuan me protesta të mëdha në vitet e luftës së armatosur në Kosovë më 1997- 1998, me fokus në protestën më masive të grave – Marshi për Drenicë me moton “Bukë për gratë dhe fëmijët e Drenicës”.

Projektimi filmik është nga Melihate Tërmkolli, Hasnije Ilazi, Samije Zeqiraj, Gjylshen Berisha, Blerta Zeqiraj
Regjia: Lum Ҫitaku
Co-producer: Hasnije Ilazi & Shoqata e Fiozofëve të Kosovës

Banner

Related posts

Ahmeti: BDI nuk njeh humbje! Unë luaj në super ligë…

Gjyla Halili

Sela: Nuk e di Albin Kurti a e ka ditur para se ta bëj fotografinë se çfarë burreci dhe qyqari është Taravari

Gjyla Halili

Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri në 20 gradë

admin

Leave a Comment