AKTUALE

Komuna e Çairit jep mijëra euro për kafiterinë në pronë të zëvendësministres Kaltrina Zekolli Shaqiri/Reagon Bdi

BDI shpreh shqetësim të thellë për skandalin e radhës në Komunën e Çairit, ku mijëra euro nga buxheti publik janë derdhur në kafiterinë e zëvendësministres Kaltrina Zekolli-Shaqiri, pa shpallje publike dhe në shkelje të Ligjit për Prokurime Publike.

Ky rast dëshmon qartë abuzimin me paranë publike, favorizimin e bizneseve të lidhura me zyrtarë të Lëvizjes Demokratike dhe kapjen e institucioneve nga një rrjet i organizuar politik që përdor pushtetin për interesa të ngushta. Kafiteria “1sh”, e njohur si seli alternative e Mexhitit dhe Ganiut, ka përfituar mbi 30 mijë euro nga Komuna e Çairit – vetëm këtë vit mbi 14 mijë euro, pa konkurrencë e transparencë.

Abuzimet në Çair shtrihen edhe te ndërtimet pa leje, lejimi selektiv i ndërtimeve shumëkatëshe dhe keqpërdorimi i pronës publike, gjithnjë në shërbim të rrethit politik të Visar Ganiut dhe VLEN-it.

BDI mbetet e përkushtuar për qeverisje transparente dhe në shërbim të qytetarëve, larg korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Banner

Related posts

Parashqevi Simaku dhe kostoja që shpesh e paguan një femër ndryshe

Gjyla Halili

Xhaferi: Mundësia për shpërthim në Ballkan ekziston gjithmonë, të jemi vigjilent

Gjyla Halili

Mexhiti: Ata që thirreshin në vlera evropiane po mbushin listën e zezë amerikane

Gjyla Halili