AKTUALE

Koalicioni VLEN uron 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë

Në ditën kur shënojmë 33-vjetorin e pavarësisë së Republikës së
përbashkët të Maqedonisë së Veriut, Koalicioni VLEN i përcjell urime të
gjithë qytetarëve. Kjo ditë është simbol i vendosmërisë dhe aspiratës
sonë për demokraci, liri dhe mirëqenie.
Edhe pas 33 vitesh pavarësi dhe 23 vitesh nga nënshkrimi i Marrëveshjes
së Ohrit, për fat të keq, ende hapen çështje për përdorimin e gjuhës
amtare të shqiptarëve, një arritje qytetëruese dhe përfitim demokratik
që nuk duhet të vihet në pikëpyetje në shekullin XXI.

Gjenerata jonë ka detyrim historik të përballet me korrupsionin endemik
politik dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë për reforma që do të rikthejnë
kapacitetet e institucioneve të dëmtuara shtetërore. Vetëm përmes
transparencës, përgjegjshmërisë dhe përkushtimit ndaj të mirës së
përbashkët, mund të sigurojmë një të ardhme të ndritur për të gjithë
qytetarët tanë, pavarësisht përkatësisë etnike.

Në këtë ditë të rëndësishme, koalicioni VLEN u bën thirrje të gjithë
qytetarëve dhe faktorëve politikë të kultivojnë frymën e unitetit,
tolerancës dhe bashkëpunimit. Vetëm kështu do të vazhdojmë të ndërtojmë
një shoqëri që e meritojmë – një shoqëri me të drejta të barabarta,
mundësi dhe stabilitet.

Gëzuar 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së
Veriut!

Banner

Related posts

Shpartallohet VLEN në Kërçovë, Fatmir Dehari e nokautoi Arben Taravarin

Gjyla Halili

Në Universitetet Publike nis viti i ri akademik, shënohet rënie e numrit të studentëve

Gjyla Halili

Nga anëtari i Këshilli Koordinues i Diasporës, mësuesi i nderuar me Shqiponjën e  Artë, z. Vaxhid Sejdiu , përfaqësues i Zvicrës

Gjyla Halili