AKTUALE

Koalicioni VLEN nënshkroi Memorandumin e bashkëpunimit “Fito me Integritet”

Sot, në zyrat e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Maqedoninë e Veriut, koalicioni VLEN nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit “Fito me Integritet”.

Ky memorandum pasqyron zotimin tonë për reforma të thella brenda partive politike, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve dhe sigurimin e një gare të drejtë dhe transparente në zgjedhjet e ardhshme.

Me “Fito me Integritet”, koalicioni VLEN angazhohet për:

• Krijimin e një kulture organizative përfshirëse;
• Përzgjedhjen e kandidatëve bazuar në meritokraci;
• Sigurimin e shanseve të barabarta për të gjithë;
• Garantimin e transparencës financiare.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një politike më të ndershme dhe të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve.

Banner

Related posts

“Bashkë për Kërçovën” – Ali Ahmeti dhe Fatmir Dehari zhvillojnë takime derë më derë me qytetarët

Gjyla Halili

Nën organizimin e Kooperativës SHARRI- Tetovë, dhe AGROTIME, në Komunën e Tearcës do të realizohet një TAKIM edukativ-informativ për bujqit

Gjyla Halili

Nis nga fillimi gjykimi ndaj Muhamed Zeqirit

admin