SHOWBIZ

Kiara befason Luizin për ditëlindjen e tij

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli sot (12 korrik) po feston ditëlindjen e 38-të.

Në këtë ditë të veçantë për të nuk ka munguar një surprizë nga partnerja e tij, moderatorja Kiara Tito.

Luizi ka ndarë pamje në llogarinë e tij të Instagramit ku shihet një ambient romantik i dekoruar me trëndafila të kuq, qirinj dhe torte, që u përgatit për të nga Kiara.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Në videon e publikuar nga këngëtari shihet edhe prezantuesja e veshur me një fustan të kuq teksa i këndon këngën e ditëlindjes.

“Faleminderit që ekziston”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e videos.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Ndërkohë edhe Kiara ka bërë një urim për Luizin përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Urime ditëlindjen, ashtu siç e ke zemrën, e paç gjithë jetën”, ka shkruar Kiara në urimin e saj bashkangjitur me disa imazhe përkrah tij.

Vlen të theksohet që dyshja u lidhën bashkë gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, madje ata në natën finale kurorëzuan dashurinë me martesë.

Banner

Related posts

Për këta yje të famshëm mosha është thjesht një numër!

admin

Pse nuk duhet t’i jepni kurrë mjaltë fëmijës suaj kur ka kollë?

admin

7 arsye pse duhet të hani më shumë luleshtrydhe

admin

Leave a Comment