AKTUALE

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Sot do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në malet më të larta (mbi 1700/1800 metra lartësi mbidetare) pritet të ketë reshje të herëpashershme bore.

Edhe në disa pjesë të rajonit të Shkupit sot (e enjte, 10 prill), si dhe të shtunën (12 prill), do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu. Herë pas here do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior (në disa pjesë të ultësirës, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në, madje edhe mbi 60 km/h).

Lokalisht është e mundur të paraqiten edhe kushte për jostabilitet të shkurtër me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Sa i përket temperaturave, ato do të jenë në rritje nga dita në ditë, si temperaturat minimale të mëngjesit ashtu edhe ato maksimale gjatë ditës. Gjatë ditës, temperaturat pothuajse gjithkund do të kalojnë 10 gradë, në shumë vende do të ngjiten deri në, madje edhe mbi 15 gradë, ndërsa në Vardarin e Poshtëm dhe në pjesët juglindore do të ngjiten deri në, madje edhe mbi 20 gradë.

Banner

Related posts

Osmani në takim me shoqatat ekologjike

Gjyla Halili

Sportelet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup nesër do të punojnë deri në orën 15:30, dita e hënë është ditë jo pune

Gjyla Halili

Tv24/ Mickoski dhe “Grupi i Zjarrit” të koordinuar në sulmet kundër Grubit

admin