AKTUALE

Këshilltarët e Koalicionit “Beslidhja Shqiptare – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI)” marrin certifikatat nga Komisioni Komunal Zgjedhor

Sot, këshilltarët e Koalicionit Beslidhja Shqiptare – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) morën zyrtarisht certifikatat nga Komisioni Komunal Zgjedhor, duke shënuar kështu edhe përfundimin e procesit zgjedhor përfaqësues në Këshillin Komunal të Kërçovës.

Me këtë rast, përfaqësuesit e AKI-së shprehën mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për të gjithë qytetarët që u besuan dhe i mbështetën me votën e tyre. Ata theksuan se besimi i dhënë nga qytetarët është një përgjegjësi dhe obligim i madh për të punuar me përkushtim, transparencë dhe integritet në shërbim të interesave të komunitetit.

“Ne, përfaqësuesit e AKI-së në Këshillin Komunal të Komunës së Kërçovës, do të jemi zëri i qytetarëve, duke i përfaqësuar ata me dinjitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi,” thuhet në reagimin e këshilltarëve të koalicionit.

Koalicioni “Beslidhja Shqiptare – Aleanca Kombëtare për Integrim” falënderon të gjithë votuesit për mbështetjen dhe besimin e treguar, duke u zotuar për një angazhim të pandërprerë në dobi të qytetarëve të Kërçovës.

Banner

Related posts

Koçani “shpëtoi” kryeprokurorin Kocevski

Gjyla Halili

Mot me vranësira të ndryshueshme me erë të fortë, pasdite me shi

Gjyla Halili

BDI: Drejtësia e poshtëruar dhe nën pushtetin politik

Gjyla Halili