AKTUALE

Këshilli i Komunës së Kërçovës miratoi Strategjinë Lokale për të Rinjtë 2025-2029

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Komunës së Kërçovës, u miratua Strategjia Lokale për të Rinjtë për periudhën 2025-2029. Ky dokument është rezultat i një procesi gjithëpërfshirës dhe konsultativ, ku morën pjesë të rinj nga komuna, përfaqësues të institucioneve lokale, organizata të shoqërisë civile dhe ekspertë të fushës.

Strategjia vendos prioritetet dhe masat konkrete për përmirësimin e jetës së të rinjve në Kërçovë. Ajo synon të rrisë pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje, të përmirësojë mundësitë për punësim dhe sipërmarrje, të avancojë barazinë gjinore dhe të ofrojë kushte më të mira për zhvillim personal, arsimor, kulturor dhe sportiv.

Dokumenti parasheh:

Krijimin dhe funksionimin e Këshillit Rinor Lokal🔄

Trajnime për të rinjtë në fusha si udhëheqja, sipërmarrja dhe aftësitë profesionale👩‍🏫

Mbështetje për projektet dhe iniciativat rinore 📽️

Përmirësim të infrastrukturës për kulturë, sport dhe rekreacion 🤾🧫🏌️
Masa për barazi gjinore dhe përfshirje sociale👥

Mbështetje për shëndetin mendor dhe fizik të të rinjve ❤️‍🩹🧑‍⚕️

Zbatimi i Strategjisë do të monitorohet nga nëpunësi për të rinj në komunë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse.
Për realizimin e masave të parashikuara, nga buxheti i komunës do të ndahen mjete të dedikuara, ndërsa pritet të shfrytëzohen edhe fonde nga donatorë të ndryshëm.

Miratimi i Strategjisë Lokale për të Rinjtë është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e të rinjve në zhvillimin e komunës dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë

Strategjia Lokale për të Rinjtë 2025 – 2029
—————————————————

Banner

Related posts

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Nora Junçaj zgjidhet kryetare e degës së AASO në Michigan State University

Gjyla Halili

Zef Berishaj: Investimi në fabrikën agro-përpunuese, hap kyç për zhvillimin ekonomik të Malësisë

Gjyla Halili