SHQIPËRI

Katër tërmete brenda pak orësh në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Një mori lëkundjesh tërmeti kanë shkundur vendin gjatë orëve të fundit duke nisur nga veriu deri në pjesën jug-lindore të Shqipërisë.

Të dhënat në lidhje me katër tërmetet e orëve të fundit janë dhënë nga Instituti i Gjeoshkencave, i cili bën me dije se magnituda e tërmeteve ka qenë e ulët dhe nuk ka patur dëme materiale apo në njerëz.

Tërmeti i parë ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:20 ku u ndje një lëkundje në zonën e Shkodrës, pranë kufirit me Malin e Zi. Lëkundja kishte një magnitudë 3.1 të shkallës Rihter dhe nuk shkaktoi dëme.

Pas saj, pak minuta më vonë u ndje një lëkundje në detin Jon, pranë Sarandës, e cila pati një magnitudë 2.6 të shkallës Rihter. Lëkundja u ndje më shumë nga sizmografët se sa nga qytetarët.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes së djeshme dy lëkundje të tjera kanë lëkundur zonën e Elbasanit dhe Dibrës, të cilat po ashtu kanë patur magnitudë të ulët.

Banner

Related posts

Beteja lokale PD dhe PL në pritje të gjyqit të vulës, nuk dërgojnë kërkesën për regjistrim

admin

Asambleja e PS-së, Rama mbërrin për takimin me dyer të mbyllura: S’kemi plan të bëjmë ndryshime, në fokus riorganizimi

Gjyla Halili

Kim takohet me Metën, kreu i Partisë së Lirisë: Rrëmbim defakto i Parlamentit nga Qeveria

admin

Leave a Comment