AKTUALE

Kasami thotë se komunat në buxhetin e vitit 2025 do të parashohin financimin e Akademisë Shqiptare

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se nuk ka asnjë pengesë ligjore që komunat të financojnë Akademinë Shqiptare për Art dhe Shkencë, përcjell TV21. I pyetur se kur do të shpërndahen mjetet për këtë institucion, Kasami tha se ky financim do të parashihet në buxhetin e komunave për vitin 2025.

“Është çështje e qartë edhe në bazë të ligjit edhe në bazë të përcaktimit të katër kryetarëve të komunave të cilët u zotuan se në periudhën e ardhshme do të përkrahin këtë inciativës fisnike. Patjetër , kjo në bazë të kalendarit apo dinamikës së miratimit të buxhetit për vitin 2025, do të futet edhe kjo si pikë”, shtoi Kasami./tv21.tv

Banner

Related posts

Në Tiranë, vlerësohen me mirënjohje katër shoqatat e Malësisë që veprojnë në Amerikë, Dedivanaj: Vazhdojmë me punën tonë të përkushtuar, ky është vetëm fillimi

Gjyla Halili

Mexhiti: Do ta ndihmojmë Likovën me menaxhimin e deponive të egra!

Gjyla Halili

LD: Derisa Ministrinë e Arsimit e udhëheq BDI, nxënësit shqiptarë nuk kanë as libra

admin