AKTUALE

Kasami: Në zgjedhje lokale do të shkojmë bashkë, shqyrtohet mundësia që VLEN të shkrihet në një parti

Ka një dakordësi që koalicioni VLEN të shkojë si një trup i përbashkët, tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për zgjedhjet lokale gjatë vitit të ardhshëm, përcjell TV21. I pyetur për idenë e shkrirjes së koalicionit në një parti, Kasami tha:
Patjetër që jemi duke shkuar në atë drejtim, por nuk duam t’i sforcojmë këto zhvillime, e dini që te shqiptarët në RMV më tepër është përvoja e ndarjes sesa e bashkimit, prandaj ne duam që ky proces të jetë i natyrshëm dhe kemi vlerësuar që deri tash kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer, në këtë drejtim do të ecim deri në zgjedhjet lokale, nga zgjedhjet lokale edhe njëherë po e përsëris që mund të shkojmë një hap më tutje, ndoshta edhe me idenë e formimit të një subjekti të përbashkët”, deklaroi Kasami./tv21.tv https://www.facebook.com/share/v/wUQGkMmXLJr9MuWo/?mibextid=oFDknk

Banner

Related posts

Ivan Ivanaj:5 Marsi ditë feste për të gjithë ne

admin

VLEN: Krimi e korrupsioni nuk kanë përkatësi etnike

Gjyla Halili

Misovski, Zajkova dhe Iljaz mund të bëhen pjesë e shumicës?

Gjyla Halili