AKTUALE

Kasami “harron” flamurin shqiptar, ndërsa homologu turk mban flamurin e tij

Një fotografi e shpërndarë në rrjete sociale ka ngjallur reagime, ku shihet kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, bashkë me kryetarin e Partisë Turke Demokratike (TDP), Zülfikar Zeynula. Në imazh vihet re se Zeynula mban flamurin turk, ndërsa Kasami nuk ka flamurin shqiptar përkrah.

Ky detaj ka hapur debat për mungesën e simbolikës kombëtare nga ana e Kasamit, duke u interpretuar si neglizhencë ndaj flamurit shqiptar dhe mosshprehje e patriotizmit në një ngjarje kaq të rëndësishme që u mbajt sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Kritikët theksojnë se një kryetar shqiptar i një qyteti si Tetova duhet të jetë i pari që mbron dhe respekton simbolet kombëtare, veçanërisht kur bashkëbiseduesi i tij shfaq krenari për flamurin e shtetit të tij amë.

Banner

Related posts

Barnat nuk janë “luks”, çmimet në qiell xhepat e qytetarëve përtokë!

Gjyla Halili

Mbledhja komemorative për Shpat Kasapin do të mbahen në Komunën e Çairit, jo në Teatrin Shqiptar siç ishte paralajmëruar

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës Dr. Xhemaili viziton paralelen speciale në shkollën Liria- Tetovë

Gjyla Halili