AKTUALE

Kasami: Bashkëpunim, jo koalicion formal me VMRO-në në zgjedhjet lokale

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe drejtues i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ka folur për bashkëpunimin e mundshëm me VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale.
Kasami sqaroi se koalicion formal nuk do të ketë, por ideja është që partnerët e qeverisë të mbështesin kandidatët e njëri-tjetrit në ato komuna ku nuk garojnë mes vete.

“Ne jemi pjesë e koalicionit qeveritar, edhe në të kaluarën kemi pasur bashkëpunime si parti opozitare, tani kemi bashkëpunim edhe në kuadër të qeverisë. Zgjedhjet lokale janë më specifike sepse nuk mund të flasim për një bashkëpunim formal me VMRO-në sepse kemi komuna ku konkurojmë me VMRO-në, siç është komuna e Kërçovës, e Bërvenicës, ku beteja do të bëhet kryetar shqiptar apo maqedonas. Këtu e kemi më të vështirë për të bashkëpunuar por kemi komuna si ajo e Tetovës, Çairit e Gostivarit ku dihet se fituesi është shqiptar dhe komuniteti maqedonas në minorancë aty dhe aty edhe në të kaluarën maqedonasit kanë votuar për shqiptar. Sa i përket listave për këshilltarë ne konkurojmë veçmas dhe çdonjëra parti kërkon vota për kandidatët e saj dhe nuk mund të themi se do të kemi koalicion, por si parti të qeverisë do të kemi bashkëpunim”, tha Kasami

Banner

Related posts

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Gjyla Halili

Shteti është i kapur nga Partia, kërkojmë ndërhyrje urgjente nga Komisioni Evropian

Gjyla Halili

Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në hatmen e organizuar në Xhaminë e Mezinit- Malësisë në Gostivar

Gjyla Halili